Edi Rama mund të thuhet se “qeveris me fason”. Ai nuk është as pronar, as porositës dhe as merr vesh nga menaxhimi i këtij lloj biznesi, por ka të gjithë aftësitë për të pranuar si ‘jesmen’ të gjithë porositë dhe vepruar saktësisht sipas tyre. Ati i kanë dhënë detyrë të “qeverisë me fason” Shqipërinë dhe vlerësohet si një “fasonist”. Porositë i jep Soros kryesisht, se çfarë duhet të bëjë dhe me çfarë etikete duhet të “prodhojë”. Një porositës tjetër është pranuar të jetë edhe Erdogan, që “mallin me fason” e përdor për interesat e tij. Një pjesë e këtij “malli fason” do të destinohet edhe për tregun rus, por për të mos rënë në sy me etiketën “Made in Vuçiç”. Dhe për ta bërë sa më të besueshme që “mallrat fason” të prodhuara nga Rama me porosi të Soros&CO nuk janë për në Rusi, do të ndërtohet një “marketing”/makineri propaganda e sofistikuar, anti-ruse, duke sulmuar ashpërsisht si pro-rusë të gjithë konkurrentët e Soros. Malli i skaduar për brenda Shqipërisë do të shitet me etiketën “Made i in Rama”. Për jashtë vendit, etiketa do të vijnë etiketat sipas porositësit Soros&Co.
Disa porosi të fundit nga Soros kanë qenë:
Sulmi i parë do të ishte ai kundër kandidatit Trump në fushatën elektorale, mallin “Made in Rama” do të marketohej në CNN dhe NYT, me reklamën “Trump turpi i njerëzimit”. Pasi Trump fitoi, Rama u fsheh, për të pritur porosinë e ardhshme. Sulmi i dytë do të ishte përsëri kundër Trump, për nismën e tij për Jeruzalemin. Rama përsëri me fason prodhoi mallin e tij në disa versione “Made in Rama”, “Made in Erdogan”, “Made in Vuçiç”, e tjerë.
Edhe pas këtij rasti, Rama u përpoq të maskohej, duke shkuar dhe marrë pjesë në një aktivitet të një Komiteti të rëndësishëm hebraik, për të krijuar përshtypjen, se Trump e mbështet Ramën pavarësisht se prodhimet e tij fason janë kundër normave të Trump. Sulmi i tretë do të ishte kundër kompanisë britanike “Cambridge Analitica”, kur, përsëri me porosi të Sorosit, Rama do të prodhonte mallin e ri “Made in Rama” gjoja kundër Bashës dhe opozitës, por në realitet kundër Trump. Ky mall do të marketohej nga “Mother Jones” dhe më tej edhe nga NYT. Malli do të ishte me shënimin “anti-rus”, sepse kështu dëmtohej më shumë Trump, ndërkohë që përmes Vuçiç do të dërgohej mesazhi te Putin, se e gjitha kjo është loja e zakonshme për të dobësuar Trump. Sulmi i katërt, do të lidhej me rreshtimin e “fasonistit” Rama në projektin për largimin e spiunëve rusë. Kjo porosi do të kishte tre shënjestra. Së pari, do të krijohej idea se “fasonisti” Rama është edhe Pro-NATO e pro-Trump dhe njëkohësisht anti-Putin i flaktë, pavarësisht se një pjesë e mallit të tij fason do të përfundojë në Rusi me etiketën “Made in Vuçiç”. Së dyti, me këtë lloj malli të porositur nga Soros&Co do të mund të kompleksohej Trump me “kartën anti-ruse”. Nëse nuk do të pranonte të rreshtohej do të sulmohej ashpërsisht si pro-rus. Kurse duke u rreshtuar, siç realisht ndodhi, do ti dërgohej Putinit mesazhi për të pabesin Trump.
Në këtë makinacion do të futeshin në lojë edhe disa lojtarë të vegjël. Së treti, kjo do të ishte një kartë për të shantazhuar Merkel dhe lider të tjerë europianë me tezën e hedhur në treg nga Rama se, “nëse qeverisë Rama nuk i hapen negociatat me BE, atëherë i gjithë ky “biznes fason” mund të përfundojë në duart e Putin. Vetëm nga këto lloj veprimesh kuptohet qartë se Rama është një manekin-fasonist në duart e Soros&Co. Ndërmjetës është Bler e ndonjë tjetër. Pikë e fortë mbështetëse është Vuçiç dhe ndërlidhës me Putin. Nuk po e zgjasim me prodhimet false e të skaduara që i shpërndahen shqiptarëve nga fasonisti Rama për t’i detyruar të emigrojnë.