Rama quajti ‘lajthitje’ survejimin e partive politike, Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e strukturave të posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore.

 

Kreu i SPAK deklaroi se ata duhet të vazhdojnë normalitetin e tyre sa kohë që nuk janë në shkelje me ligjin dhe në përmbushje të detyrimeve ligjore e kushtetuese.

“Askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrimeve ligjore e kushtetuese, e askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë që është në përmbushje të detyrave të tij.

Ne jemi institucioni i ndjekjes penale dhe është detyrimi kushtetues dhe ligjor që sa herë para nesh paraqitet një rast për tu trajtuar, një fakt penal, ne jemi të detyruar të ushtrojmë ndjekjen penale dhe të bëjmë të gjitha verifikimet e nevojshme në funksion të ngritjes së një akuze të suksesshme.

Ky është detyrim kushtetues dhe ligjor, por patjetër askush nuk duhet të ketë frikë, të vazhdojë me normalitetin e tyre të përditshëm sa kohë nuk janë në shkelje të ligjit”, u shpreh Altin Dumani.

Artikulli paraprakSPAK me struktura të posaçme për zgjedhjet e 11 majit, Altin Dumani: Hetimet e krimeve zgjedhore janë detyrim ligjor! Do të kryhen pa asnjë lloj ndikimi apo gjykimi politik
Artikulli tjetërCilat janë qarqet me rënien më të madhe natyrore të popullsisë në vitin 2024! Ja çfarë tregojnë parashikimet demografike për Shqipërinë