Fatmir Xhafa deklaroi mbrëmë se drafti që do të kalojë për miratim sot në Parlament nuk përfshin kërkesën e bërë nga Komisioneri pëer Zgjerim i BE, Johanes Hahn sipas të cilit monitoruesit ndërkombëtarë do të kenë vetëm rol rekomandues por jo vendimmarrës. Sipas Xhafës, me projektin e dorëzuar në Parlament, monitoruesit ndërkombëtarë do të kenë mundësi që të përjashtojnë nga procesi i Vetingut, prokurorë dhe gjyqtarë që nuk plotësojnë kushtet.
Po ashtu, Xhafa ka shpalllur edhe rrëzimin e rekomandimit të Ndihmë/Sekretares amerikane, Nuland sipas të cilit, formula hibride e propozuar prej saj do të shtrihet në katër institucionet e reja të drejtësisë, ndërsa Xhafa tha mbrëmë se ajo do të aplikohet vetëm për dy nga këto institucione. Deklarata e Xhafës hedh poshtë çdo kompromis të përshëndetur dje nga Kancelarja Merkel dhe Bashkimi Europian dhe injoron SHBA.
Reagimi i PD
Partia Demokratike e Shqipërisë hodhi mbrëmë poshtë çdo pretendim se bllokimi i Reformës në Drejtësi ndodhur orët e fundit vjen prej saj. Partia Demokratike rikonfirmoi se negociatorët Bylykbashi, Agaçi dhe Manjani të hënën mbrëma kanë rënë dakord që formula e propozimit hibrid për institucionet e vetingut do të përdoret edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë Prokurorial.
Kjo është një formulë në përputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tillë nga komuniteti ndërkombëtar dhe së fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe ditën e sotme edhe nga Edi Rama.
Hapi mbrapa i përfaqësuesve të PS në Komision, kërkesa për t’u kthyer në formulën e votës së vetme të transferueshme të refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi për të zbatuar marrëveshjen është një zhvillim dramatik.
Kur pritej implementimi i Reformës në Drejtësi sikurse e ka përcaktuar Komisioneri për Zgjerimin në BE, Hahan, Rama ka hedhur poshtë “vijën e kuqe” të BE sipas të cilës roli i ndërkombëtarëve duhet të jetë vetëm rekomandues dhe jo vendimmarrës. Ajo çfarë po ndodh është se PD në bazë të përcaktimit të fundit të BE, roli i procesit të kontrollit në të gjitha instancat e gjyqësorit dhe Prokurorisë të jetë i njëjtë.
Rama dhe dy ambasadorët LU e Vlahutin po thonë se roli këshillues i ndërkombëtarëve duhet të jetë vetëm për një pjesë të këtyre institucioneve, ndërsa për Këshillin e Prokurorisë dhe Këshillin Gjyqësor, refuzohet konsensusi mbi bazën e deklaratës së bërë nga Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Nuland. Kjo ka sjellë edhe bllokimin nga Rama të punës në Komisionin e Reformës në Drejtësi.
Ky është një skandal, sepse nuk mund të ketë kurrësesi dy standarde në vlerësimin e rolit të ndërkombëtarëve dhe sipas interesave të Ramës. Ose ata do të kenë rol vendimmarrës ose këshillues në të gjithë hierarkinë e drejtësisë. Në të vërtetë ambasadorja e BE po refuzon autoritetin e Bashkimit Europian dhe ky është një skanal i padëgjuar këto vite në BE.
A.Shahini