Rama refuzon esktradimin e Xhafës së drogës

Partia Demokratike denoncoi fshehjen e kërkesës së Interpol Venezuelës për arrestimin dhe ekstradimin e vëllait të Fatmir Xhafës ndërsa paralajmëroi se skema e Ramës për të mbajtur të fshehtë do të dështojë ashtu si përpjekjet e tijh për të fshehur kërkesën e interpol Brukselit për ekstradimin e Mark Frrokut. “Rama, Xhafaj bashkë me vëllanë në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Venezuela në Spanjë e Itali, nuk ia dolën dot të nënshtronin drejtësinë dhe standardet e Venecias e përkushtimi i opozitës dogjën skemën e tyre mafioze. Pse hesht Xhafaj për faktet që kanë dalë në dritë? Pse nuk reagon Rama? E provuan duke fshehur kërkesën e Belgjikës për Frrokun dhe dështuan. Sa herë kanë ndërmend të qëndrojnë mbi ligjin për interesat e krimit? Tik-taku i kohës së bandës po ecën me shpejtësi. Po vjen ora e ligjit dhe e drejtësisë” thuhet në reagimin e PD. Sipas deklaratës së PD faktet e fundit në lidhje me të kaluarën kriminale të vëllait të Fatmir Xhafës, të caktuar nga Edi Rama në krye të Komisionit për Reformën në Drejtësi, nxjerrin në pah këmbënguljen në skemën për kapjen e prokurorëve dhe gjykatësve e gjithë institucioneve përmes kunetërve e besnikëve të devotshëm. “Sidomos lajmi se Venezuela ka sjellë në Shqipëri një kërkesë ekstradimi për vëllain e Xhafës në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, zbulon nevojën e tij për të qenë në krye të reformës e për të kapur me çdo kusht drejtësinë. Nëse do të funksiononte skema Xhafaj-Rama, me kunatin Berberi e vasalin Dvorani e të tjerë toga kamikaze, dosja e drogës do të pastrohej, e kaluara do të fshihej, trafikanti ndërkombëtar që e ka vëllain kryetar të Reformës në Drejtësi do të shpëtonte” cuitohet më tek në reagimin e PD. Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi dje denoncimin e një polici, sipas të cilit Rama prej disa kohësh mban të fshehur një kërkesë zyrtare të Interpol Venezuelës për ekstradimin dhe arrestimin e Agron Xhafës, vëllait të deputetit socialist, Fatmir Xhafaj. Sipas denoncimit, Agron Xhafaj i ka mbyllur gojën Edi Ramës me 1.3 milionë euro.

Exit mobile version