Rama rikthen Musa-lavatriçen

Partia Demorkatike reagoi dje pas daljes mediatike të Musa Ulqinit ndërsa ironizoi atë mbi deklaratën në mbrojtje të të inkriminuarve. “Musai ishte zhdukur që pas përplasjes së fundit që kishte pasur me Nanon në kohën e KPD. Ulqini në atë kohë i doli kundër Nanos, ndërsa ai iu përgjigj me vetëm një fjali, “Ti Musa nuk vlen as një lavatriçe”. Rama e ka rikthyer Musain dje edhe si figurën e konferencave të shtypit.
Shumë qytetarë dhe socialistë, tjetër gjë presin nga Musa Ulqini. Presin që Musai të mos pajtohet me krimin që ka zënë çdo pore të partisë. Ndoshta ai nuk e ka kurajon të kërkojë llogari pse partia ku është themelues, është nga pionierët e parë, u mbush nga shefi i rilindjes me banditë, trafikantë, tutorë e vrasës, por të paktën Musai duhet ta ketë kurajon të mos rreshtohet në radhët e atyre që bëjnë gargarë me jargët e Edi Ramës.
Nëse del të mbrosh Bushin, Roshin, Frrokun, Bardhin, Prengën, Ndokën dhe krimet e tyre, e vihesh në një listë me Fred Koburen, me Elisën e traut të ngritur e me nusen e partisë, duhet të ndërrosh patjetër emrin, se s’mund të quhesh më Musa Ulqini. Të sugjerojmë ta bësh Edvin fillimisht, më pas Elvis ose Ervin. Ndryshe, do të shkaktosh zemërim jo vetëm tek banorët e Dumresë, të cilëve nuk u del dot më përpara se u premtove 6 mijë lekë për një kile duhan, e ata nuk po shesin asnjë gram, po do të gjesh belanë me çdo qytetar e socialist në mbarë vendin, që nuk do krimin e nuk do të sundohet nga trafikante, tutorë e vrasës” tuhet në reagimin e PD.

Exit mobile version