Rama rilicenson kompaninë në Landfillin e Sharrës kur u vra Ardit Gjoklaj, reagon zëdhënësja e PD, Ina Zhupa

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shkruan në një postim në Facebook se, Rama rilicenson kompaninë që operonte në Landfillin e Sharrës kur u vra Ardit Gjoklaj. Zhupa shkruan se, sa më shumë të abuzosh, të vrasësh, të skllavërosh njerëzit aq më të lehtë e ke të bësh biznes me rilindjen.

Postimi i plotë i zëdhënëses Ina Zhupa

Lincesohet përsëri nga qeveria Rama, kompania që menaxhonte landfillin e Sharrës me bekimin e Veliajt dhe ku u vra Ardit Gjoklaj dhe skllavëroheshin punëtorët e kompanisë!

Ne muajin Prill 2019, Ministria e Mjedisit dhe Turizimit e drejtuar nga Blendi Klosi, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë licensuar kompaninë Alb Tech Plast sh.p.k me pronar z. Edurim Teqja për të vazhduar në Elbasan ushtrimin e aktivitetit në fushën e mbetjeve plastike dhe llojeve të tyre.

“ Alb Tech Plast sh.p.k” është kompania “3R sh.p.k” e cila ka kryer ndryshim emri me 17 Maj 2018 dhe zotërohet nga z. Edurim Teqja, në vitin 2016 kjo kompani u kontraktua nga Veliaj, Bashkia Tiranë për kryer diferencimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës jashtë cdo kushti dhe parametri teknik.

Në investigimet e medias doli qartë që në Landfill shfrytezoheshin shumë persona, burra , gra dhe femijë jashtë kushteve të sigurusë në punë , pa sigurime shoqerore. Po ashtu ngjarja më e rëndë ndodhi 7 Gusht 2016 Ardit Gjoklaj u vra në ambjentet e Landfillit nga ekskavatori i kompanisë 3R sh.p.k.

Shteti jo vetëm që nuk ndërmori masa për shkeljet e evidentuara por sot e ka lincensuar përsëri në të njëjten fushë veprimatrie. Sa më shumë të abuzosh, të vrasësh, të skllavërosh njerëzit aq më të lehtë e ke të bësh biznes me rilindjen. Ky është modeli i biznesit që promovojnë, ndërsa biznesi i ndershëm po mbyllet çdo ditë.

2 17

3 11

4 5

5 3

6 2

7

8

9

Artikulli paraprakBreshëri plumbash në Shkodër, humb jetën një person
Artikulli tjetërRevolta/ Fermerët e Myzeqesë në protestë kundër qeverisë