Rama sëmuri dhe nënën e tij për t’u viktimizuar para shqiptarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka foli sot për situatën aktuale politike dhe planet e opozitës për rrëzimin e qeverisë. Noka, një prej deputetëve të përjashtuar për 10 ditë nga parlamenti pas tensioneve të shkaktuara në seancën e së enjtes, tha se gjëja kryesore është largimi i Edi Ramës.
Madje deputeti i PD ironizoi dhe foton e postuar nga Rama në Facebook me nënë e tij, ku jepte lajmin se vuan nga një sëmundje, duke thënë se “sëmur edhe nënën e tij për t’u viktimizuar para shqiptarëve”.
“Ky kryeministër është bërë i padurueshëm. Largimi i tij është bërë emergjencë kombëtare. Shqiptarët sot në pamundësi për të jetuar këtu, marrin arratinë. As pushtuesit më barbarë nuk kanë përzënë kaq shqiptarë nga vendi.
Kur ai na thotë pylli, unë i them pylli i satëme. Nuk ka pasur Shqipëria më rrugaç e më banal se ky Është mjeshtër i viktimizimit. Sëmuri dhe nënën e tij, për t’u viktimizuar para shqiptarëve
A keni dëgjuar ndonjëherë këtë kryeministër të flasë për zhvillime ekonomike, për punësimin, për të mirën e vendit. Ai s’bën gjë tjetër veçse shan. Viktimizimin e bën bukur, por nuk ka patur kryeministër më banal që përdor këtë lloj fjalori ndaj opozitës dhe shqiptarëve.
Sa të jetë ajo mazhorancë dhe ky kryministër nuk ka më vlerë fjala, do të ketë veprim opozitar, do të vazhdojmë pa normalitet”, tha Noka.

Exit mobile version