Rama sfidon raportet: Koka e korrupsionit nuk është politika, do e bëj SPAK-un si dua vetë

Kryeministri Edi Rama tha sot se koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët por korporata e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë krijuar pandëshkueshmërinë në sistem. Duke folur në konferencën e nivelit të lartë kundër korrupsionit, Rama tha se po të mos kishin qenë këta nuk do kishin qenë as korrupsioni spektakolar dhe nganjëherë dhe vrastar i politikanëve. Sipas tij, premisa për dënimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga SPAK është ajo që presin shqiptarët.

“Kjo është premise e cila SPAK-un do ta bëjë institucionin që të gjithë kemi shpresuar dhe mbi të gjitha shqiptarët kanë shpresuar. Përndryshe SPAK-u do të jetë zhgënjimi më i madh ndaj shqiptarëve tek reforma në drejtësi. Do të jetë goditja më e madhe morale që do i bëhet popullit shqiptar pas gjithë kësaj mbështetjeje që i dha reformës në drejtësi dhe zhgënjimi i madh i partnerëve të Shqipërisë. SPAK-u ka misionin të pastrojë deri në fund, ata që vetting i pastron thjesht dhe vetëm nga sistemi.

Artikulli paraprakReagimi i fortë i Bashës: Rama, një hajdut që ka kapur drejtësinë
Artikulli tjetërEkspertja Britanike: Sistemi imunitar nuk mund të “forcohet”