Në një foto të publikuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, Rama shihet mjaft i lumtur që është në krahë të Vuçiç dhe Zaev. Kjo foto është publikua në një kohë kur vijojnë debatet e forta për projektin e shumëkundërshtuar nga shqiptarët, por dhe europianët, “Open Balkan”, i cili shihet ndryshe dhe si ringjallje e ish-Jugosllavisë.
Ishte Presidenti i Serbisë, Vuçiç që publikoi foton duke shkruajtur “Forumi Bled nën hijen e Ballkanit të Hapur”.
Ndërkohë në këtë forum merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka sulmuar nismën “Ballkani i Hapur” dhe ka refuzuar të bashkohet me të.