Rama ka vijuar edhe sot show-n vetëm e vetëm për t’u hedhur hi syve të njerëzve. Ditën e sotme, Rama ka radhitur ministrat e rinj në sallën e ‘Turbinës’ për të folur gjoja për studentët dhe për të plotësuar kërkesat tyre.
Pasi të gjithë ministrat përfunduan monologjet e tyre, asgjë e re nuk u duk në sfond.
E ndërsa Rama me ministrat e tij bënin show në një sallë të mbyllur, ku ishin futur studentët me listë, studentët që protestojnë çdo ditë e prisnin jashtë Edi Ramën dhe vartësit e tij. Ata vazhdonin të protestonin duke kërkuar plotësimin e kërkesave e jo shoë nëpër ekrane televizive.