Rama shpërblen lëpirësin Plarent Ndreca, e bën Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Lleshit

Plarent Ndreca me profesion avokat është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Ndreca zëvendëson në detyrë Dritan Palnikaj, i cili është emëruar Këshilltar i Kryeministrit Rama. Plarent Ndreca nuk është një emër i padëgjuar për publikun, pasi është parë shpesh në studio televizive si përfaqësues i mazhorancës. Ai ka qenë edhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit kur dikasteri drejtohej nga Lindita Nikolla.

Sakaq, ndër debatet e shumta në “Opinion”, kujtojmë debatin mes Çlirim Gjatës dhe Plarent Ndrecës gjatë këtij muaji, kur Gjata e akuzoi Ndrecën se ka vjedhur 800 mijë euro, sipas raportit të KLSH.

Por e verteta është se Kontrolli i Lartë i Shtetit paditi në prokurori ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit në vitin 2015 për shpërdorim detyre. Ai ka qenë kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin për ndërtimin e objektit “Tirana Olimpik Park”.

Plarent Ndreca dhe Embri Kollçinaku janë paditur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së Pabarazizë së pjesëmarjes në tendera apo ankande publike”. Por pas dy vitesh (në 2017) prokuroria pushoi hetimet me argumentin se nuk u gjetën elementë të vepres penale.

 

 

Artikulli paraprakMeta ironizon Ramën: Po t’u duk ters 13-ta në filxhan bëjmë datë tjetër! Kam kohë që të pres…
Artikulli tjetërDenoncimi: Policia e Llesh kimikut kërkon ndihmën e popullit për 10 milionët e grabitur nga shteti!