Në Vlorë dhe Fier po shpërndan tollone nafte për fermerët, kishin me muaj në pritje, kujtohen një ditë para zgjedhjeve. Edhe pse dita e sotme është pushim për administratën, duket se drejtoritë lokale janë duke i bërë shërbimet e fundit qeverisë së Edi Ramës, edhe pse fermerët e prisnin naftën prej muajsh.
Ata kanë thënë se, për naftën ishin në pritje që prej dy muajsh, dhe vetëm dje janë njoftuar për tërheqjen e tyre.
Dhjetra qytetarë edhe nga fshatrat më të largët të qytetit kanë ardhur të marrin naftën. Ata janë lajmëruar ditën e djeshme me telefon rreth orës 11:00 të mëngjesit dhe ju është thënë se ditën e shtunë do të marrin të gjitha tollonat e naftës.
Ajo që sjell dyshime është fakti që nafta është shpërndarë pikërisht në ditën e heshjtjes zgjedhore dhe fakti që fermerët pohojnë se në 8 vite nuk kanë marrë asnjëherë tollona nafte dhe mbështetje për bujqësinë. Është kjo hera e parë që mbërrijnë në Drejtorinë e Bujqësisë dhe marrin tollonat e naftës.
Ndërsa Drejtoria e Bujqësisë ka refuzuar të japë informacion në lidhje me shpërndarjen e naftës duke ia mbyllur derën gazetarëve.
“94 litra me kanë dhënë, jam njoftuar dje. Më parë nuk kemi marrë naftë”, thotë nje nga qytetari qytetari.
Vetë fermerët e pranojnë se kjo mund të ketë lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve gjatë ditës së nesërme, por shprehen se nafta është një e drejtë që e takon dhe janë të detyruar që ta marrin.