Rama si cinik u kërkon falje italianëve për përgjimet

Rama reagoi menjëherë dje pas lajmit për pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme. Në mënyrë të paprecedent, Rama sulmoi ashpër organin e akuzës ndërsa tentoi të lidhte skandalin sipas tij “joekzistent” me prishjen e marrëdhënieve me Italinë në një kohë që viktima të përgjimit të jashtëligjshëm kanë qenë qytetarët, politikanët, gazetarët, diplomatët etj në Shqipëri. “Ironike dhe cinike, ti kërkosh të falur italianëve për përgjime të paligjshme që ke kryer në vendin tënd dhe të mos ju kërkosh të falur atyre që kanë qenë viktima të përgjimit. Dhe viktima të një përgjimi të paligjshëm, janë qytetarët shqiptarë, politikanë ose jo, gazetarë apo diplomatë. Të gjithë të mbrojtur njësoj nga kushtetuta, të gjithë qenie që mbrohen njësoj nga legjislacioni për të drejtat e njeriut. Tregues i qartë ky fakt për të parë se sa lidhje ka ky kryeministër me ligjin dhe reformën në drejtësi. Për më tepër tregues i qartë i ethshmërisë së tij për ta patur drejtësinë nën thundrën e tij” tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ristani në një reagim për mediat.

Exit mobile version