Rama si dele në OSBE/ Reagimi i fortë: Gjynah për Shqipërinë se ç’kryeministër ka!…

Shqipëria mori sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së dhe kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Vjenë Sekretarin e Përgjithshëm Thomas Greminger. Ky i fundit tha se, vendi ynë ka ecur përpara dhe se ekipet e saj kanë bërë një punë mjaft të mirë.

Ndërkohë, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar me sarkazëm ndaj paraqitjes së kryeministrit të vendit tonë sot në OSBE me kostumin e Ministrit të Jashtëm, në një kohë kur Shqipërisë iu imponua pa reshtuar për ta pranuar rioshin Gent Cakaj të papërvojë, si kryediplomat.

“U kujtua ky Edi Rama që është edhe Ministër i Jashtëm?!, shkruan komentoi Vasili në një postim në Facebook. Tërë jetën me frikë mbeti ky. Pse nuk e çon ky bedelin Cakaj te OSBE? Apo e di që nuk ia qasin këto budallallëqe në OSBE, ndaj poshtërohet, ul kokën dhe shkon vetë.

Gjynah për Shqipërinë se ç’kryeministër të depersonalizuar që ka. Këtu në Shqipëri ky Edi Rama bërtet, çirret dhe thotë që Ministër i Jashtëm do të jetë Cakaj, ndërsa në OSBE e ul kokën, e ha turpin me bukë dhe shkon si dele. Shiheni foton dhe e kuptoni vetë”.

2 6

Artikulli paraprakPampuri publikon foton rrënqethëse: Fëmijët e tërmetit nxirren jashtë në acar tek Unaza e Re
Artikulli tjetërIsh-deputeti publikon videon: Dy faqezinjtë që larguan me forcë nga godina qytetarët e prekur nga tërmeti