Nga Enriketa Papa
Nje nder argumentet ne shkrimet e mia mbi politikat publike te kujteses ne Shqiperi, eshte edhe ai fasades, permes manipulimit tendencioz. Kjo qasje eshte shtjelluar imtesisht edhe nga Wulf Kansteiner ne studimet e tij mbi te kaluaren, apo Alan Confino dhe Robert Mandrou, te cileve kryesisht ju jam referuar teksa kam studiuar qasjet mbi kujtesen ne Shqiperi.
Edi Rama ka luajtur ne menyre perfekte, qe kur merret me politike, si Minister Kulture, Kryebashkiak dhe Kryeminister, me simbolet, imazhet, perceptimet e shqiptareve ndaj se kaluares, vlerave tradicionale apo miteve kolektive te vuajtjes dhe viktimizimit. Per kete, mbase e ka ndihmuar dhe te jetuarit ne France, ku shkolla e franceze e Annales (L’Historie des mentalités) ku Mandrou, eshte marre veçanerisht edhe me studimin e mentalitetit dhe psikologjise kolektive. Kesisoj, Rama e zoteron mjeshterisht aftesine per te luajtur, pikerisht me turmat e shqiptareve, duke ju servirur modele, mite kulturore dhe narracione sipas perceptimit dhe psikologjise kolektive te tyre. Rama ju ofron shqiptareve brenda timonin, tepsine, tabela elektorale te ndryshkuara me fytyrat e Berishes & Metes, per t’ju treguar te kaluaren, dhe fytyren e vet Rames, plot ngjyra, per te simbolizuar te ardhmen perpara.
Njesoj dhe ne takimet e tij, ne Athine e Milano, Rama nuk foli per problemin e votes se diaspores apo problematikat e perditshme te shqiptareve jashte. Perkundrazi, sic dhe artikulli i Mary Drosopulos thekson, ai ne keto tubime me diasporen ligjeroi plot “pathos autoritar” mbi mitin e vuajtjes, duke i meshuar viktimizimit dhe steriotipeve mbi shqiptaret e varfer, viktima te ksenofobise greke apo italiane. Ky manipulim tendencioz, per te xixelluar veten si kryeministri rilindas, tashme dhe i shqiptareve jashte, targetoi sensibilitetet dhe perceptimet qe shqiptaret kane kundrejt vetes, dhe ndjesite ndaj grekeve dhe italianeve. Reagimet dhe komentet populiste pas vizites se tij ne Athine, jo me kot ishin te llojit qe, “Rama ishte i vetmi qe mu ne mes te Athines” ia perveshi grekeve. Na beri te ndihemi nje here krenar ne token greke!”
Ky model i te sjellurit dhe loja (manipulimi) qe shtetaret ju bejne njerezve, sipas Confinos shpjegohet, po ashtu me studimin e modelit te sjelljes dhe perceptimeve kolektive, te atyre qe pushtetari qeveris. Rama duket qe kete model sjelljeje dhe perceptimi e ka zoteruar mjeshterisht dhe ju ofron shqiptareve, ate model qe ata perqafojne me mire. Fasaden!