Rama si Ramiz Alia në vitin 2001: “Zëri i Amerikës” ndërhyn dhe provokon!

Nga Kastriot Dervishi

Nga një intervistë të gjatë, botuar në një libër në vitin 2001, ish sekretari i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë, Ramiz Alia, shpreh pikëpamjet e tij politike për gjendjen në Shqipëri për periudhën e diktaturës dhe ato vite të tranzicionit.
Është ndër intervistat më të gjata të tij, në të cilat shpreh edhe opinione për “Zërin e Amerikës”. Sigurisht Alia, si komunist i vjetër nuk i njeh asnjë meritë Amerikës që na mundësoi Kosovën. Sa për të kujtuar diçka nga kjo intervistë e gjatë, pak e njohur në Shqipëri, lexoni pjesë e mëposhtme:
“Mund të thuhet se edhe Perëndimi politikën e vet ndaj Shqipërisë, si në të kaluarën edhe aktualisht, e kushtëzon me çështjen e Kosovës. Zemërimi, bllokadat ekonomike e politike të Perëndimit ndaj vendit tonë në të kaluarën, në shumicën e rasteve, lidhen me çështjen e Kosovës. Perëndimi, duke pasur interesa më të mëdha me Jugosllavinë, është përpjekur të destabilizojë gjendjen në Shqipëri, në mënyrë që të shkurajojë çdo lëvizje të shqiptarëve të Kosovës për të fituar të drejtat e tyre kombëtare.
Madje edhe ndërhyrjet e provokimet, si dhe tërë propaganda e frymëzuar nga “Zëri i Amerikës” që u intensifikuan në vitin 1990 kishin lidhje, jo vetëm me synimin që Shqipëria të ndiqte rrugën e vendeve të Lindjes Europiane, por edhe me zhvillimet e ngjarjeve në Kosovë”.
(Teodoros Benakis “Ramiz Alia, duke biseduar për Shqipërinë…”, “Kurier Ekdotiki”, Athinë 2001,botimi shqip, faqe 221).

Exit mobile version