Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombetare në Partine Demokratike, Arben Kashahu ushpreh sot se, pas vendimit negativ nga BE për hapjen e negociatave mazhoranca duhet të punojë më shumë në përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman.
Kashahu, nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus, tha se, qeveria shqiptare dhe Edi Rama nuk kanë bërë asnjë përpjekje deri në datën 17-18 për t’i njohur kushtet gjermane në mënyrë që të kishte një reagim në lidhje me dëshirën për rrugëtimin evropian.
Gjithashtu, ai ka theksuar se menjëherë pas vendosjes së kushteve nga Bundestagu gjerman PD-ja ka filluar me plotësimin e kushtit të vetëm që ishte e përfshirë atë të pjesmarrjes në Reformën Zgjedhore, ku paraqiti një draft me kërkesat e saj që qeveria nuk i mori parasysh.
Kashahu theksoi gjithashtu se nëse do të vijohet me punën për të bërë një dialog të sinqertë është e mundur që Shqipëria në maj të 2020 të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave,
“Pavarsisht se cili do të jetë qëndrimi i BE në raport me zgjerimin për Shqipërinë ishte e rëndësishme që të plotësojë dhe të ndjekë udhërrëfyesin, të rrisë standartet e demokracisë në vend dhe të plotësojë kushtet që i janë caktuar.
Është e mundur që Shqipëria të marrë një “po” në maj të 2020 nëse do të vijojë një proces të dialogut politik të sinqertë për reformën zgjedhore dhe do të bëjë zgjehdje të parakoshme qëndrore dhe vendore që do të ishte dhe zbatimi i reformës zgjedhore përpara mbledhjes së samitit.
Nëse Shqipëria do të zbulojë një vullnet të qartë për këto kushte, dhe partitë do të ishin të interesuara për ti dhënë fund vjedhjes së votës, që janë të listuar në raportin e OSBE ODIHR dhe në raporttet e tjera ndërkombëtare, duke bërë një process zgjedhore të lire dhe të ndershëm të pakontestuar nga forcat politike mendoj se do të ishte prova e qartë, që BE të na jepte një mundësi të tillë,” u shpreh ai.