Ish-Kryeministri Berisha ka dënuar përmes një statusi në facebook sulmin e Ramës ndaj deputëve hollandezë duke e konsideruar atë si “lehjen e qenit pasi i kanë mbyllur derën” duke nënkuptuar me këtë refuzimin që po i bëhet për hapjen e negociatave.
Statusi i plotë i Berishës
Sot ne diten e Europes paranojaku Edvin Kristaq Rama ndermori nje sulm te tipit stalinist kunder grupit te 8 deputeteve te parlamentit Mbreterise se Hollandes qe vizituan keto dite Shqiperine ne nje mision faktmbledhes per parlamentin dhe qeverine e vendit te tyre perpara se ata te vendosin per qendrimin e tyre per hapjen e negociatave me Shqiperine.
Me sulmin e tij te shpelare publik kunder parlamentareve te nje vendi themelues te Bashkimit Europian, qe ka kontribute historike qe nga themelimi i shtetit shqiptar, vetem se ata informuan publikun se qeveria e tyre eshte jashtezakonisht skeptike per hapjen e negociatave me Shqiperine, Edi Rama perpiqet te mbuloje shkaqet e verteta te mos hapjes se negociatave me Shqiperine.
Ai me rrugaçeri politike kerkon te mbuloje dosjen Tahiri dhe dosjen e tij dhe te vella Olsit, me te cilen Tahiri e mbane si skllav ate, ai perpiqet te mbuloje murin e kanabisit dhe krimit me te cilin i mbylli dyert Shqiperise per hapjen e negociatave, vilen, sarajet e tij te Surrelit, perpiqet te fuse ne thes uzurpimin e gjithe pushtetit, shnderrimin e tij ne kryegjykates, kryeprokuror dhe puçin antikushtetues, asgjesimin e Gjykates Kushtetuese, kerkon te maskoje zevendesimin e shtetit ligjor me Narkoshtetin e tij.
Ai, si nje rrugaç politik kerkon te paraqese bllokimin e hapjes se negociatave, nga se paku 5 vende anetare, si çeshtje sherri dhe inatesh te individeve te veçante ose beson se me sulme personale do ti trembe ata dhe do ti detyroj te ndryshojne mendimin e tyre tashme negativ.
Ky sulm stalinist kunder grupit te deputeteve te nderuar hollandez nga Edvin Kristaq Rama alias Noriega, qe vjen pas fushates se tij te ndyre kunder deputeteve te Bundestagut, eshte nje akt i turpshem skizoid enverist qe demton rende interesat e vendit dhe ngjason me lehjet e qenit qe i kane mbyllur deren!
Keto qendrime antieuropiane qe te kujtojne koherat e atit shpirteror, kryexhelatit te shqiptareve Enver Hoxha dhe xhelateve Spiro Koleka dhe Kristaq Rama, daja dhe babai biologjik i Edi Rames, jane ne thirrje e forte per çdo shqiptar te flakim nje minute e me pare kete kalbesire nga pushteti dhe narkoshtetin e tij te urryer! sb