Rama sulmon krerët e Bashkimit Europian për mosçeljen e negociatave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane, “Bild”, në të cilën akuzon krerët e shteteve të Bashkimit Europian për bllokimin e pranimit të vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut.

Retorika e ashpër e Edi Ramës ka shkuar deri aty sa që i akuzon krerët e vendeve më të mëdha të BE-së, se po përçajnë popujt e Ballkanit.

“BE ka thyer premtimet dhe po çon një përçarje në popujt e Ballkanit me ‘cinizëm politik’. Si në historinë `Në pritje të Godosë`. Vetëm flitet, por asgjë nuk ndodh! Ishte një ambicie e dashur për shumë kohë nga kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe kështu t’u mundësojnë qytetarëve tanë të përfitojnë nga një treg i lirë dhe të marrin pjesë në këtë demokraci të madhe. Më lejoni të bëj të qartë diçka: si Kryeministër i Shqipërisë, unë e njoh plotësisht që ne nuk jemi gati të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian sot, as Maqedonia e Veriut ose pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor.

Ka shumë kërkesa që ne duhet të plotësojmë në mënyrë që të bëhemi anëtar. Por dy kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë përmbushur të gjitha dhe më shumë kushtet e nevojshme për të filluar me të vërtetë procesin e negociatave me Brukselin. Një fillim i tillë i negociatave u vendos gjithashtu nga vetë Këshilli i BE në 2018”, ka deklaruar Rama mes të tjerave.

Exit mobile version