Rama të tregojë të vërtetën për kredinë 885 milion euro!

Nga Red VARAKU

Nxitimi për ta shitur si fitore personale të Ramës një kredi prej 885 milion euro, që do t’i rëndojë xhepave të secilit prej nesh, në kushtet kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme, nëse nuk është paturpësi, është thjesht pandershmëri.

Ndërsa, përpjekja për ta shpallur hero pa sqaruar akoma opinionin publik në lidhje me këtë, dëshmon nevojën emergjente për sajuar një lajm pozitiv për fytyrën e tij të nxirë nga skandalet. Kjo strategji është e mirëkuptueshme, por edhe kjo kërkon pak mençuri.

Që një kreditim të shitet si fitore ka nevojë për tu shpjeguar, sepse ndryshe të kthehet në të kundërt.

Së pari, duhet një shpjegim se ku është bazuar kjo shifër dhe a ka një bilanc të dëmeve që ka shkaktuar tërmeti , ndryshe këto para i janë dhënë si mbështetje Ramës, nëpërmjet bankave të Soros duke e skllavëruar edhe më tej popullin shqiptar.

Së dyti, duhet transparencë dhe një shpjegim i detajuar për kushtet se si janë marrë këto para dhe për mënyrën se si do të shpenzohen, gjithashtu edhe për shumën që i detyrohemi këtyre bankave për këtë kredi.

Së treti, Edi Rama nuk ka pse kompleksohet nga kredia. Ai kishte mundësi ta zgjidhte situatën pa pasur nevojë fare nevojë të merrte kredi, thjesht duke anuluar PPP-të e disa oligarkëve. Por ai duhet t’i shpjegojë shqiptarëve pse zgjodhi të merrte kredinë që do të na rëndojë të gjithëve, në vend të anulimit të disa PPP-ve, që thjesht nuk do të përfundonin në xhepat e disa oligarkëve?

Të treja këto çështje kur i diskuton hapur dhe publikisht i bëjnë mirë jo vetëm shoqërisë, por edhe qeverisë, sepse e zhveshin qeverinë nga barra e spekulimeve. Ndërsa pa transparencën e duhur e bëjnë edhe më pesimiste gjendjen, e cila më pas të kthehet në kosto.

Kur e shpall si fitore, duhet të jesh serioz, sepse paratë janë një çështje serioze, që nuk mund të lihet në gojë të propagandistëve sahanlēpirës dhe Arben Ahmetajt.

Exit mobile version