Pas postimit në rrjetet sociale të fotos së Bleona Qerretit me Presidentin e zgjedhur Trump, njerëz të afërt të Bleonës thonë se ajo ka marrë një telefonatë të shtunën në mbrëmje nga kreu i qeverisë, Rama. Fillimisht Rama e ka uruar Bleonën për performancën dhe foton e bërë me Trump dhe më pas i ka bërë edhe një ofertë joshëse. Rama i ka kërkuar Bleonës që të ndërhyjë tek Presidenti Trump dhe të shikojë mundësinë që edhe Rama si Bleona të mund të bëjë një foto me të. Rama i ka thënë se është gati të niset menjëherë nëse merr një konfirmim pozitiv. “Unë u bëra gruaja e Bilalit për të bërë një foto me Obamën dhe kuptohet se mund të bëhem edhe gruaja jote që të bëj një fotografi të ngjashme. Sa për paratë mos e vrit mendjen se i paguan Vilma nga koncesioni i Check-up-it”, është shprehur Rama. Bleona ende nuk i ka kthyer përgjigje Ramës për një foto të mundshme me Trump, por i ka kthyer përgjigje për ofertën që të bëhet gruaja e saj “Unë dua burrë, ka thënë Bleona, po qe për grua merru me Erin”.
Kryesore
Continue to the categoryPrezantimet fasadë të qeverisë në Qytetin Studenti
Të hënën, kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashksië Tiranë Erion Veliaj, prezantuan në Qytetin Studenti dy konvikte të...