Rama tenton të mbyllë skandalin në Ministrinë e Financave me shkarkimin e një specialisteje

Nga Ina ZHUPA

Të paprekshëmit e Edi Ramës në Ministrinë e Financave!
Skandali në Ministrinë e Financave po tentohet të mbyllet me shkarkimin e një specialisteje.
Siç u tregua me zë dhe me figurë në emisionin Stop, specialistja Mona Aliçka kërkonte rryshfet që një qytetar nga Elbasani të merrte dokumentat që i takonin me ligj. Paratë Mona e Ministrisë së Financave thotë se i ndante me shefin, Endri Duçka.
Ky është personi që ka firmosur praktikën për privatizimin e ish serave për llogari të trafikantit të drogës, Mond Bega.
Por shkarkimi i specialistës që flet për bashkëpunim me drejtorin, nuk shkon deri tek drejtori. Endri Duçka nuk preket. Kushërira e tij, Gelardina Duçka, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, është personi që mbron një të dyshuar për korrupsion. Fijet e tyre lidhen tek Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, njeriu i punëve të pista të Edi Ramës, që ka emëruar të gjithë sekretarët e përgjithshëm të ministrive.
Endri Duçka ka edhe një veçori tjetër, që e dallon nga drejtorët e tjerë. Ai eshtë dhëndri i Vilma Nushit, mikes së Edi Ramës, kështu që garancia për paprekshmërinë e drejtorit Duçka është e dyfishtë, edhe nga kushërira Sekretare e Përgjithshme, edhe nga vjehrra, kliente e kryeministrit.
Janë bërë shumë qesharakë dhe të pështirë. Bëjnë sikur nuk dinë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, bëjnë sikur nuk dëgjojnë.
Endri dhe Gelardina Duçka nuk dinë gjë për korrupsionin me firmën e tyre, njësoj si Edi Rama që nuk dintë gjë për fallsifikimin nga DH Albania që kishte marrë 30 milionë euro tendera në dy muaj.

Exit mobile version