Rama tmerrohet nga protestat, kërkon arrestimin e kryetarit të FRPD të Vlorës

Kryetari i të rinjve të Partisë Demokratike për qytetin e Vlorës është thirrur në Prokurori për protesdtën e zhvilluar në Orikum. Lajmin e bën publik deputetja e PD Vlorë, Nada Meçorapaj e cila shkruan në rrjete sociale se “Agim Shehaj është thirrur në Prokurori dhe ndaj tij është ngritur padi, sepse protestoi, bashkë me qytetarë të Orikumit për kushtet barbare të jetes ne qytet, për mungesen e dritave, ujit, rrugëve e të tjera.
një ditë më parë Qytetarët e Orikumit në Vlorë protestuan lidhur me premtimet e pambajtura nga qeveria. Sipas qytetarëve, qeveria i ka mashtruar dhe të gjitha premtimet kanë qenë gënjeshtra. Sipas tyre, nuk ka investime për këtë zonë. Zona e Orikumit ka problem me dritat dhe ujin, edhe pse është një zonë turistike dhe e frekuentuar nga shumë turistë. Protesta e banorëve të Orikumit është mbështetur edhe nga PD.
Ja shënimi i plotë në facebook i deputetes demokrate: Nga Vlora sapo me njoftuan se kryetari i Forumit Rinor te PD, Agim Shehaj eshte thirrur ne Prokurori dhe ndaj tij eshte ngritur padi. Perse? Sepse protestoi, bashke me qytetare te Orikumit per kushtet barbare te jetes ne qytet! Sepse, nuk eshte hera e pare qe Orikumi ngrihet gjate ketyre javeve. Per mungesen e dritave, ujit, rrugeve e te tjera.
I them Agim Shehajt dhe qytetareve te Orikumit te mbahen! Eshte pushteti qe ka frike dhe prandaj dergon hafijet dhe zaptijet per te trembur opoziten dhe qytetaret!
Ne do te protestojme serish, per Agimin dhe te gjithe agimet e protestave! Derisa ta shporrim pushtetin e klikes qe u ze pusi qytetareve te vet. Nga Kukesi deri ne Orikum!

Exit mobile version