Rama u sulet gazetarëve pse e pyetën a do t’i anulojë PPP-të…

Kryeministri Edi Rama vazhdoi që të mbrojë koncesionet pas një propozimi të opozitës për gjetjen e rrugëve që të përballohet kriza e rëndë pas tërmetit.

Kreu i qeverisë tha se, nuk mund të ndalonte shërbimet për një pjesë të popullsisë për të ndihmuar një pjesë tjetër. Ai i bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës që të ulen në tryezë.

“Për sa i përket pastaj historisë së oligarkëve, unë nuk e di se cilët nga ata që fshihen pas këtij emri, të hiqen. Duhet të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë të popullsisë për të rindërtuar? Jo! Duhet të ndalojmë pagesat për hemodializën e atyre që shyqyr që iu ra trupi rehat aq sa mund t’u bjerë atyre njerëzve që kanë sëmundje të rëndë në trup? Duhet të ndalojmë pagesat për instrumentet mjekësor që e kemi ulur thuajse në zero numrin e infeksioneve? Jo! Duhet të ndalojmë punimet për Rrugën e Arbrit? Në asnjë mënyrë”, tha Rama.

Kryeministri u përplas edhe me një gazetare, që e pyeti nëse shteti shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se emergjencat civile në Shqipëri dhe forcat e kërkim-shpëtimit nuk kishin pajisjet e duhura

Rama: Kjo është një tjetër përrallë që ju e keni treguar…

Gazetarja: Që e kemi parë!

Rama: Që e keni treguar.

Gazetarja: Që e kemi transmetuar live!

Rama: Që ju e keni treguar. Njësitë tona të kërkim-shpëtimit nuk janë njësitë e kërkim-shpëtimit të Francës, të Italisë, Turqisë dhe Izraelit që janë të famshme në botë. Ajo që ju duhet të merrni në konsideratë është që në kohë rekord i kam sjellë këtu. E treta, 38 persona janë shpëtuar derisa kanë mbërritur.

Gazetarja: Trupa pa jetë! Me aq sa ne e kemi transmetuar live dhe është transmetuar në çdo media edhe ndërkombëtare.

Rama: Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Asnjë nga ato mangësitë nuk na ka penguar të kemi sukses.

Exit mobile version