Rama ul fondet për Presidencën

Gjatë seancës dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit të vitit të ardhshëm me institucione shtetërore, Sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Florian Nuni, ai i cili artikuloi kërkesat për fonde shtesë të institucionit që përfaqëson.
Modestia e pretendimit të parashtruar nga institucioni i Kreut të Shtetit, duket se shkaktoi revoltë, si tek anëtarët e mazhorancës ashtu edhe opozitës. Për ta, problematika të tilla, të zgjidhshme përmes bashkëpunimit të thjeshtë ndërinstitucional, nuk duhet të arrijnë fare të diskutohen në komisionin e ligjeve.
Kërkesës për shtimin e fondit me 20 milionë lekë të reja, Ministria e Financës përmes përfaqësueses së saj në komision, i referoi nevojën e marrjes së një opinioni nga komisioni përgjegjës, ai i ekonomisë. Por kjo përgjigje duket se vetëm sa përforcoi këmbënguljen e institucionit të presidentit, i cili përmes Nunit, paralajmëroi përshkallëzimin e kërkesës përmes instrumentave alternativë ligjor.
Për kreun e Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, kjo deklaratë shënoi edhe këmbanën e alarmit për përfundimin e seancës dëgjimore me institucionin e Presidentit të Shtetit.

Exit mobile version