Rama: Unë i besoj vetëm Romanës

Edi Rama u shpreh se nuk i beson letrës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar Kongresit Amerikan se Donald Lu i kërkoi arrestimin e Ilir Metës në vitin 2015.
“Mes këtyre që shqiptarëve që përmendët dhe amerikanit, unë besoj amerikanin” u shpreh Rama në intervistën për gazetaren e Klan, Elja Zotka.
I pyetur për deklaratën e Berishës se Romana Vllahutin i kërkoi Adriatik Llallës, arrestimin e tij, Rama u shpreh:
“Mes gjithë këtyre shqiptarëve që përmendët dhe kroatëve, unë besoj kroatin”.
I ftuar për të folur për aktualitetin politik, Berisha është ndalur tek një histori që ai ka pasur me ambasadoren e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin.
Nuk flitet më për ngelje “hatri” mes Berishës dhe Vlahutin, pasi kjo dihet, por as më pas dhe as më shumë sesa kërkesën e kësaj të fundit për të arrestuar ish-kryeministrin.
Berisha është shprehur sa ka qenë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili ka raportuar tek Bujar Nishani, President në atë kohë, se ambasadorja e BE-së i kishte kërkuar arrestimin e tij.
Ish-kryeministri Sali Berisha rrëfeu se kur e ka marrë vesh këtë gjë, nuk e ka besuar, por duket parë sjelljet e ambasadores kohët e fundit, është bindur se ajo mund ta ketë kërkuar një gjë të tillë, transmeton Express.

“Zoti Llalla i ka thënë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani se zonja ka ardhur në zyrë dhe ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Unë në fakt e kisha marrë vesh këtë fillimisht nga ambasadorë të huaj, por as nuk e kisha vlerësuar, as se kisha vu fare. Kur para se t’ia thoshte Adriatiku presidentit Nishani, të paktën një vit më përpara, i thotë njërit se ajo, me fjalë zhvlerësuese për të, por unë nuk e kisha vlerësuar. Tani a e besoj unë atë? 100 përqind“, tha Berisha.
Por, lideri historik i PD-së ka shkuar me tej, duke treguar edhe një ngjarje tjetër me ambasadoren Vlahutin.
Bëhet fjalë për një takim para disa muajsh që ambasadorët e BE në vendin tonë do të zhvillonin tek zyrat e saj, që ndodhen në të njëjtin pallat që ka zyrën edhe ish-kryeministri, Berisha.
Sipas Berishës, ajo u ka kërkuar ambasadorëve që të fiknin telefonat, pasi mund të përgjoheshin nga ai.
“Se kur ke fiksime dhe komplekse, atëherë nuk di të ndalesh. Çfarë ka bërë kjo zonja që e di nga burimet? U thotë një ditë para disa muajsh ambasadorëve të BE-së, hiqini telefonat se këtu nja katër kate më poshtë është Sali Berisha dhe na regjistron. Tani, që një ambasadore të thotë kështu ka dy arsye. Ose është e sëmurë dhe ka obsesione, sëmuret çdo njeri.
Që t’i thotë mendja asaj se Sali Berisha mund të na përgjojë, ajo duhet të ketë një ‘berishofobi’ 10 herë më të madhe se Edi Rama dhe kjo është një gjë e turpshme. Ose pastaj ajo bën një provokacion aq banal, sa ka pasur prej atyre që edhe kanë qeshur”, tha Berisha.
Por, lidhur me pretendimin e ish-prokurorit Adriatik Llalla, se ambasadori Donald Lu, në vitin 2017 ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, kryetar Kuvendi dhe kryetar i LSI-së në atë kohë, Berisha shprehet skeptik se një gjë e tillë mund të ketë ndodhur.

Exit mobile version