Rama: Unë them vetëm të vërtetën…kujtoni shëndetësinë falas…

Rama ka deklaruar nga studio e “Opinion” tha se ai thotë vetëm të vërettën , ndërsa kërcënoi me gjyq gazetarin Çollaku për reagimin e tij në ldihje me akuzat që ka bërë gzeta gjermne “Bild”.

Deklarata e Ramës se ai thotë vetëm të vërtetën është qesharake ndërsa ëhstë provuar se ai është kryemashtruesi historik i shëndetësisë falas dhe uljes së taksave për 95% të shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama i ftuar sonte në Opinion, nuk ka mohuar përgjimet që implikojnë atë dhe zyrtarët e lartë socialistë në shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017.

Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim për përgjimin e publikuar nga Bild, madje ka thënë se, këtë e ka fabrikuar Ylli Manjani dhe Basri Çollaku.

“Gazetari i Bild ka marrë këto burime të shquara dhe i ka publikuar. Nëse nga dhjetra mijëra bisedë më kërkoni këtë fjali specifike nuk di të them. Kurrë nuk ka ndodhur të merrem me këto pisllëqe që kanë marrë to pastrojë ata që janë shkaku kryesor i këtij pisllëku në Shqipëri”, tha Rama

Që në nisje të emisionit Rama ka komentuar shkrimin e prestigjiozes gjermane BILD, ku dhe ai si vartësit e tij deklaroi se është një shkrim i paguar.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i Fevziut i cili i ka thënë se një media si Bild nuk mund tu referohet vetëm thashethemeve, pasi ata janë gazetarë profesionistë.

Kjo ka bërë që Rama të lëshojë dhe njëherë gjuhën ndaj ish-ministrit të tij Ylli Manjani, dhe gazetarit Basir Çollalku, të cilët i ka etiketuar dhe si autorët e shkrimit.

Pjesë nga debati
Rama: Bildi është tabolid, skam me Bildin asgjë fare. Këtë e ka shkruar Manjani dhe Pastref si e ka ai Çollaku. Janë këta që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksi

Fevziu: Pse qorr janë te Bildi?
Rama: Po të them që Bildi ka bërë një publikim bazuar në këto burime. Shqiptarët e dinë shumë mirë se çfarë përfaqësojnë këta njëri i tv Shijakut tjetri i tv partisë. Gazetari ka marrë burime dhe ka publikuar lajmin.

Rama humbet toruan në emision
I ftuar në “Opinion”, teksa komentohej artikulli i gazetës gjermane “Bild” për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka patur një debat me gazetarin Andi Bejtja.
I kapur “mat” nga gazetari, kreu i qeverisë humbi toruan duke u ankuar se nuk po lejohej të thoshte atë që mendonte.
Debati
Rama: A ka mundësi të mos më ndërpresësh zotëri.
Bejtja: Jo, unë po flas.
Rama: Po të lë të flasës ca të duash, dhe po thua të pavërteta. Këtu ka pllakosur një fatkeqësi mendore.
Bejtja: Unë po flas për standardin e kryeminsitrave në botë.
Rama: Unë nuk mund të them atë që mendoj. Meqë ju nuk doni të them atë që unë dua të them, unë nuk flas flas. Unë nuk e kam humbur akoma lirinë që them ato që mendoj.
Rama: Më thuaj një emër që ka dalë në përgjime.
Bejtja: Damian Gjiknuri
Rama: Ku ka dalë?
Bejtja: Ka dalë o vlla
Rama: Si ka dal o vëlla, si ka dalë?

Nuk e kam zgjedhur unë kryeprokuroren!
Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të pazakonte në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme, kur tha se nuk e ka zgjedhur ai kryeprokuroren e Përkohshme.

Teksa në studio diskutohej pse nuk ka arrestime apo shkarkime të zyrtarëve të përfshirë në shit-blerjen e votave, sipas përgjimeve të dosjes 339, Rama tha se s’mund të merren këto masa në bazë të disa përgjimeve.

Gjithashtu, ai i shpreh se lidhur me këto hetime duhen pyetur prokurorët.

Debati
Fevziu: Po ti e ke zgjedhur kryeprokuroren?
Rama: Nuk e kam zgjedhur unë prokuroren, janë gjëra që sajohen përsëriten dhe pastaj i merrni ju.

Fevziu: Fakti që do zgjidhej ka dalë para se të zgjidhej?

Rama: Ore jeni në vete ju…

Arta Marku u zgjodh Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme me shumicë të thjeshtë me votat e deputetëve të PS (kryetari i të cilëve është Edi Rama) dhe për këtë fakt u kundërshtua nga opozita. Opozita e ka quajtur zgjedhjen e Markut kryeprokurore antikushtetuese, për faktin se u zgjodh me shumicë të thjeshtë dhe jo të cilësuar.

Exit mobile version