Frika nga protesta e të shtunës, ka “nxitur” kryeministrin Edi Rama që të “sajojë” të pabesueshmen. Mësohet se kryeministri i ka dhënë urdhër ministres së Arsimit dhe institucioneve të tjera që të prenotojnë autobusët për të çuar nxënësit apo punonjësit e institucioneve, në ekskursione, në 13 maj. Ky urdhër ka një qëllim, që të zërë autobusët, që të mos sjellin protestues të opozitës në Tiranë. Ndërkohë, të njëjtën gjë e ka konfirmuar dhe bashkëshorti i kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, Fran Mjeda. Ai ka akuzuar socialistët se po bllokojnë furgonat për protestën e PD. Ai thotë se, PS nuk do ta ndalojë kurrë shpirtin e lirë të çdo shkodrani. “O pisa, o të pafytyrë socialista, bir komunistash. Mundeni me blloku furgona e autobusa për me dërgu në Razëm më 13 maj f… leshin tuj, po kurrë s’keni me mujtë me blloku shpirtin e lirë të protestës të çdo shkodrani”, shkruan Mjeda në Facebook. Edi Rama po bën gjithçka, duke shpenzuar dhe paratë e taksapaguesve për të sajuar ekskursione false, me qëllim që të bllokojë protestën e opozitës, pikërisht pas informacioneve që i kanë vajtur në lidhje me pjesëmarrjen.