Ish-deputetja Albana Vokshi ka denencuar në emër të Partisë Demokratike urdhërin e dhënë që pagat e policëve dhe mesuesve të shkojnë për emergjencat ndërkohë që Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet.
Në një postim në faqen e saj në Facebook, Vokshi shkruan se, aktet duhet të anullohen me urgjencë!
Potimi i Vokshit
Urdhër skandaloz!!
Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësueve.
Aktet duhet të anullohen me urgjencë!
Shqiptarët jane vetë solidarë, i ndihmojnë siç i kanë ndihmuar vetë deri më sot vëllezërit dhe motrat e tyre.