Rama urdhëroi arrestimi e drejtuesve të PD Librazhd dhe Prrenjas, nuk ka pranga për gjithë popullin…

Mesnatën e mbrëmshme me urdhër të Ramës janë arrestuar kryetari i PD, Librazhd Bujar Vreto, sekretari i PD të këtij qyteti, kryetari i PD, Prrenjas Arjan Karriqi,  sekretarit Leonard Ozuni si dhe 20 qytetarë të tjerë pse protestuan kundër Ramës.

Rama tashmë pritet me protesta kudo që shkel por nuk mund t’a dalë të arrestojë të gjithë popullin. Protestat nuk do të ndalen as pas kërcënimeve dhe arrestimeve të urdhëruara nga psikopati.

Policia bëri të ditur se janë arrestuar 7 persona dhe 23 të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me protestën e djeshme në Librazhd, kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas policisë, es të arrestuarve është dhe arrestuar Bujar Vreto, 48 vjeç, Kryetari i PD-së Librazhd.

Policia e Librazhdit bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të ‘Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme’, dhe ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ ‘Pengim i subjekteve zgjedhore’, konkretisht: B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd); A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD); A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi; E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd); D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik; L.O., 31 vjeç, nga Piskashi; B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë. Arrestimi dhe proçedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike. Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan“, thuhet në njoftimin e Policisë.

policia 5

Exit mobile version