Rama urdhëron arrestimin e kryetarit të PD Sarandë pse protestoi kundër tij, gjyakata e le të lirë…

Protestoi kundër Edi Ramës, shoqërohet në polici kreu i degës së PD Sarandë, Hariz Mema.

Sikundër raportohet Memës i është bërë e ditur se, do të ndiqet penalisht në gjendje të lidhur për organizimin e tubimeve të paligjshme.

Protesta për të cilën Mema do të ndiqet penalisht u zhvillua të shtunën, ditë kur kryeministri Edi Rama, zhvillonte takimin e rradhës në jug, duke prezantuar kandidatin për kryebashkiak të Sarandës.

Protesta e opozitës u zhvillua shumë pranë vendit ku Rama mbajti takimin e tij, ndërsa në gadishmëri ishin dhjetra efektivë të FNSH-së.

protesta 4

Exit mobile version