Rama urdhëron terror policor në protestë, përgjaket Kryeredaktori i RD

Policia me urdhër të Ramës ka filluar terrorin ndaj protestuesve paqësorë para Ministrisë së Brendshme. Policët kanë goditur dhe përgjakur kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi.
Fotot e terrorit policor janë bërë publike nga ish-Kryeministri Berisha në një postim në Facebook.
“Narkobanditet me uniformë përgjakin protestën e opozitës, godasin kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi! Sb’, shkruan ish-Kryeministri Berisha në Facebook.
Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi ishte në krye të detyrës, në momentet që ishte duke raportuar për protestën.
Kasmi është dërguar me çarje në kokë në spital ku po merr ndihmën e pare mjekësore.

bledi

bledi2

Artikulli paraprakBerisha bisedon me policët në protestë, ja çfarë u tha
Artikulli tjetërKryeredaktori i RD u dhunua në krye të detyrës, Basha niset drejt spitalit për të vizituar Kasmin