Rama-Varhelyi/ Çfarë u diskutua në bisedën virtuale, a ka mbetur për të negociuar me BE-në?

“Një vizitë ‘virtuale’ e kryeministrit Edi Rama në BE”. Kështu e ka quajtur komisionieri Varheli bisedën në video me Ramën, ku është diskutuar për finalizimin e Kornizës negociuese, mbështetjen në luftën kundër Covid dhe përgatitjet për samitin e Sofies javën tjetër.

Por çfarë ka mbetur më për të biseduar për Konferencën e parë Ndërqeveritare që është e hapja reale e negociatave mes vendit tonë dhe BE?

Shumë pak tashmë.

Pas shkelmimit që Rama i bëri konsensusit në 5 Qershor, qeveria holandeze e ka zyrtarizuar qëndrimin e saj si propozim për parlamentin e këtij vendi për t’i thënë JO Shqipërisë.

Nga Gjermania sinjalet janë se Bundestagu do ta refuzojë sërish një PO për vendin tonë për të njëjtat arsye, ndërsa nga Franca nuk ka ende asnjë reflektim, shkruan Lapsi.al.

Për të mos harruar këtu se Gjykata Kushtetuese ende nuk është plotësisht funksionale.

Exit mobile version