Rama-Veliaj luftojnë për 1% të shqiptarëve

Nga Redin HAFIZI

Shqiperia e ardhmja jone, apo e ardhmja e tyre, placka e tyre???!!! Nga abuzimet e qeverrise dhe Veliajt, lidhjet me mafien dhe tenderat e oligarkeve deri tek rrogat e Arbjan Maznikut e familjareve te politikaneve te Rilindjes e kane shnderruar vendin ne placke.

Ne tete vite ne qeverrisje Rama dhe Veliaj krijuan nje sistem social-politik ku 1% e popullsise e quajne si te drejte “aristokratike” te grabisin, perzene, vrasin dhe tallin pjesen tjeter prej 99% te Shqiptareve. Ky sistem i konsideron qytetaret si injorante dhe shpellare qe nuk dine cfare te bejne me kursimet e tyre dhe duke i rrenuar permes taksave te larta dhe gjobave i kthejne ata edhe ne individe te bindur qe varen vetem nga lemosha e qeverrise dhe 1%-it. Kjo eshte Shqiperia qe ndertoi Rama dhe Veliaj dhe per kete me paturpesine e arrogances kerkojne nje mandat te trete per t’a vulosur kete sistem pergjithmone duke e shnderruar Shqiperine ne prone te tyre dhe qytetaret ne skllever te kesaj pakice kriminale.

“Shqiperia e ardhmja jone” uleret Edi Rama neper takime. Ka shume te drejte, por Shqiptaret duhet te mesojne t’a lexojne e t’a kuptojne Edi Ramen. Ai thote se Shqiperia eshte e ardhmja e tyre ne te vertete, e nje grupi te vogel njerezish ne krye te rilindjes, qe pervec se marrin perqindje nga tenderat qe paguhen me taksat e Shqiptareve, ata marrin disa rroga nga ndermarrje publike dhe private. Rama dhe Veliaj bertasin se Shqiperia eshte e ardhmja e tyre dhe e nje grupi te vogel oligarkesh qe marrin gjithe tenderat qe paguhen nga taksat marramendese qe paguajne qytetaret me te varfer te kontinentit.

Po, ne kete rast Rama nuk genjen, por vetem beson se Shqiptaret jane budallenj dhe me arrogancen qe e karakterizon u kerkon atyre voten per te jetuar ne luks nje pakice qe do e akzegjeroja po te thosha 1% e popullsise qe jeton brenda kufijve te Shqiperise. Jane keta qe po derdhin milionat e grabitura nga qytetaret e kerrusur per t’a bere Shqiperine perfundimisht te ardhmen e tyre. Ata e kane shume problem permbysjen qe po afron, pasi shpesh parate me te cilat jetojne kullojne gjak punetoresh ndertimi apo minatoresh.

Ne tete vite Rama dhe Veliaj ka treguar se Shqiperia nuk eshte pare si e ardhmja e qytetareve, pasi keta te dy ndertuan parajsen per 1% te krimineleve qe i zhvaten, i tallen, i perzune dhe vrane Shqiptaret. Pas tete vjetesh ky 1% bertet “Lavdi Rama” dhe e kuptojne shume mire se nen thirrjen “Shqiperia e ardhmja jone” ata gjejne veten dhe keta nuk e shohin kurre veten prane qytetareve te ndershem te Shqiperise. Ata nuk kane asgje te perbashket me qytetaret e ndershem, pasi as nuk skuqen, e as nuk zverdhen kur publikisht dalin fakte per grabitjet multi miliardeshe nga taksat e qutetareve. Ata, pra Rama, Veliaj dhe 1% e qytetareve te Shqiperise e percmojne 99% qe eshte pjesa tjeter ne mjerim, erresire dhe si enderr kane vetem te largohen nga syte kembet.

Personalisht me ka rene rasti te bisedoj me tre individe te aferm me pasunare te pushtetit oligarkik dhe me ka bere pershtypje urrejtja qe shprehin ndaj njerezve te ndershem qe punojne. Kjo tregon se percmimi ne Shqiperi eshte kthyer ne bazen e nje sistemi social-politik ne qeverrisje dhe si produkt i ketij sistemi megallomaniak ka dale edhe thirrja “Shqiperia e ardhmja jone” qe ne te vertete synon te mbaje Shqiperine si placke dhe te ardhmen e tyre.

Nese nenkryetari i Erion Veliaj merr 12 rroga nga punesime te deklaruara, atehere cfare mund te mendojme per luksin e kryetarit dhe kryeministrit qe jo vetem mbrohen me ligj por edhe nga bujaria e oligarkeve qe i rrethojne? Pra Shqiptaret duhet patjeter qe, kur Edi Rama dhe Veliaj ulerasin “Shqiperia e ardhmja jone” te kuptojne “Shqiperia e ardhmja e tyre”.

P.S. Sa per kujtese te gjithe votuesve ne Shqiperi qe te kuptojne se vota per Rilindjen eshte vote per “Shqiperia e ardhmja e tyre” dhe per te ilustruar cfare thame me siper, po rendis me poshte punesimet e nenkryetarit te Veliaj. Mos harro se:

“ARBJAN MAZNIKU

1– Drejtor Administrativ i kompanisë koncesionare “Eco Tirana” me pagë mujore 1500 Euro, ku Bashkia ka 51% aksione, ndërsa grupi mafioz “Ndraghet’a” ka 49% aksione.

2– Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, me delegim nga kryetari statutor Erjon Veliaj, ku paguhet 1000 Euro në muaj.

3– Mbikëqyrës i administrim-likujdimit të kompanisë “TI-VA Sh.a” me pagë 500 Euro; shoqëri prodhim-shitje materialesh ndërtimi, ku bashkia është pronare me 51%, ndërsa 49% i ka firma italiane veroneze “Ital-Tub”.

4– Administrues i përkohshëm i Ndërmarrjes Studentore Nr. 3 Tiranë, me pagesë mujore 600 Euro; qysh prej datës 15.08.2020, pas ndarjes nga jeta të ish-adminisratorit Ndue Ndoci.

5– Mbikëqyrës për administrim-likujdimin e shoqërisë “SPORT KLUB FARKA me pagë mujore 300 Euro; e cila është 49% në pronësi të Bashkisë Tiranë, 31% në pronësi të Çim Fushës e 20% në pronësi të ish-kryekomunarit të PD, Fatbardh Plaku.

6– Zv/kryetar i Bordit “KLUB-FUTBOLL TIRANA”, ku Bashkia është 34% pronare; si dhe mbikqyrës i deleguar administrativ prej kryetarit të Bashkisë Tiranë, me pagë mujore 700 Euro.

7– Zv/kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Fondacionit Kredi-Biznes-Ndërtime “CRIMSON FINANCE FUND ALBANIA”, me pagë mujore 800 Euro, ku Bashkia-Tiranë është pronare me 25%, në ortakëri me Aleksandër Sarapuli dhe kompaninë “Aleat” të pasaportave.

8– Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “TIRANA AGRIKULTURE shpk” krijuar më 15.07.2020, në pronësi 100% të bashkisë, por ende pa pagë.

9– Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “TIRANA DC Sh.a” krijuar më 28.10.2020; me aktivitet rindërtimi tërmeti, evente kulture, import makineri, transaksione pronash etj.; në pronësi 100% të bashkisë, ende pa pagë.

10– Emëruar nga kryebashkiaku Veliaj, në postin Drejtor i Projekteve të punëve publike që krediton grupi “Abui Dhabi” për Bashkinë-Tiranë; nuk dihet sa e ka pagën mujore.

11– Emëruar në Bordet e 4 Universiteteve Publike të Tiranës, me të drejtë vote, si përfaqësues i pushtetit lokal dhe pagë mujore nga 200 Euro tek secili.

12– Deleguar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj, si përfaqësues-anëtar bordi në vend të tij në FSHZH, me pagë mujore 600 Euro”.

nusret

Exit mobile version