Rama vulos ‘status quo-në’: Lojtarët e rinj për qeverisjen e vendit janë kërcënim!

Kryeministri Edi Rama në një takim në Dibër në kuadër të procesit për rienergjizimin e PS, është shprehur lidershipi i forcës së tij politike është e pazëvendësueshme. Gjithashtu ai ka vulosur qëndrimin e tij, se vendin duhet të vazhdojë që të ruajë statukuonë e tranzicionit kleptokrat 32 vjeçarë, duke mos lejuar aktorë të rinj për të qeverisur Shqipërinë!

Rama tha se çdo lloj forme tjetër qeverisjeje që përfshin të tjerë në kushtet e sotme, me çfarë ka sot fusha lojtarë të rinj, është një kërcënim për kthimin e vendit mbrapa.

“Vitet që kemi përpara janë të vështirë për të realizuar shumë detyra në të gjitha gradat e shikimit, 360 gradë duhet të përmirësojmë dhe realizojmë gjëra si Shqipëri. Kjo kërkon lidership dhe lidershipi i PS është e pazëvendësueshme. Çdo lloj forme tjetër qeverisjeje që përfshin të tjerë në kushtet e sotme, me çfarë ka sot fusha lojtarë të vjetër e të rinj që janë më të vjetër se të vjetrit kur i dëgjon, është një kërcënim për kthimin e vendit mbrapa”, tha Rama.

Artikulli paraprakKulluri: Çdo përpjekje e PS dhe deputetëve të tjerë kundër Reformës në Drejtësi, do të gjejë kundërshtimin e fortë të PD-së
Artikulli tjetërRama-Berisha, aleanca politike që nga 2008 e deri te negociatat e fundit