Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas çeljes së garës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Rama për të realizuar këtë, Kunat KLP, jashtë çdo kriteri ligjor dhe kushtetues, vendosi sot që të përjashtohen nga gara të gjithë kandidatët për këtë post që nuk kanë mbrojtur doktoraturën.
Prokurori Olsian Çela, i cili ka vendosur të garojë për kreun e organit të akuzës në vend, sipas Berishës është edhe familjar i ish-kryeprokurores së përgjithshme Ina Rama.
Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha
Krye, krye kreu i Meduzes, Edvin Kistaq Urrejtja zgjodhi sot zedhenesin e tij ne institucionin e akuzes!
Miq, sot Kunat KLP vendosi per te zgjedhur zedhenesin e Rames per institucionin e akuzes. Per te realizuar kete, Kunat KLP, jashte çdo kriteri ligjor dhe kushtetues, vendosi sot qe te perjashtohen nga gara te gjithe kandidatet per kete post qe nuk kane mbrojtur doktoraturen.
Miq, ky eshte kriter unikal ne bote. Ky kriter akademik vendoset vetem per vendet e hapura per drejtim katedrash apo institucionesh akademike kerkimore shkencore.
Burimet nga Kunat KLP njoftojne se kete kriter e ploteson Kunati ne krye te KLP, ndrikull Ina Rama dhe tezaku i saj Olsi Çela.
Tani emrin e zedhenesit te krye, krye kreut te Meduzes gjejeni vet.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) çeli ditën e sotme garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, post që mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.
KLP ka miratuar rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm me një mandat kushtetues 7-vjecar.
Mësohet se përveç kandidimit të Arta Markut, prokurorët e tjerë që pritet të garojnë për këtë post janë Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.