Ish-kryeministri Berisha, i ftuar mbrëmjen e sotme në Ora News, përballë gazetares Beti Njuma, ka komentuar edhe deklarata e Ramës mbi kreun e opozitës Lulzim Basha.
Berisha tha se Ramën e ka kapur tmerri nga Lulzim basha. Sipas tij deklarata e Ramës lexohen qartë se të e ka kapur paniku.
‘Ramën e ka zënë frika nga Lulzim Basha. Ai thotë se me Bashën ndihet komod, por në të vërtetë atë e ka kapur tmerri nga Lulzim Basha’, deklaroi Berisha.
Berisha ka folur edhe në lidhje me dekretimin e ministrave të rinj nga Presidenti Ilir Meta.
Për sa i përket kohës që po merr Meta, për shkarkimin e Bushatit dhe dekretimin e ministrit të ri Gent Cakaj, Berisha tha se, Presidenti ka të drejtë se kohën ja jep Kushtetuta.
“Presidenti ka të drejtë se kushtetuta përcakton që ministri duhet të plotësojë kushtet e deputetit, të dekretosh Braçen që është fatkeqësi kombëtare, por e bëri se e detyroi Kushtetuta.
Se ministrat duhet të plotësojnë kushtet e të qenit deputet, por për të vërtetuar këtë gjë duhet 1 muaj e gjysmë hetim se çdo të ndodhë nuk e di”, ishte kjo deklarata e Berishës në Ora News.