Rama i shkon që në “sabah” në shtëpi për herë të tretë familjes Rasha

Kreu i qeverisë Edi Rama ka shkuar për herë të tretë në banesën e familjes Rasha, djali i të cilëve, Klodiani u vra pas shpine pranë banesës së tij nga një efektiv Policie i “Shqiponjave”.

Burime bëjnë me dije se, Rama e ka vizituar familjen Rasha mëngjesin e sotëm, ku ka qëndruar për disa minuta.

Kjo vizitë e kreut të qeverisë vjen një ditë pasi qeveria akordoi një pension special për këtë familje, ndërsa vrásjen e tij, ende pa u dhënë fjala e fundit nga drejtësia e konsideroi aksidentale.

Babai i Klodian Rashës e konsideroi vendimin e qeverisë një vrasje të dytë për familjen e tij, dhe tha se nuk kishte nevojë për para.

Artikulli paraprakfaqja e pare
Artikulli tjetërBabai i Klodian Rashës refuzon pensionin e qeverisë: Nuk kërkoj lëmoshë, dua drejtësi! Nëse nuk vendoset drejtësia…