Bashkëkryetari i Reformës në Drejtësi, Bylykbashi paralajmëroi dje Ramën se duhet të ketë kujdes nga ligji që po miratohet për Prokurorinë Speciale e njohur ndryshe si SPAK. Ky ligj nuk po shkon ashtu sikurse Rama do të donte të ishte. Por Bylykbashi ka dhënë hollësi edhe për ligjin e “Vettingut”. Ai deklaroi se ligji është ndryshuar dhe se OPDAT ja ka hequr nga duart Ramës kontrollin mbi këtë institucion. “Nuk ka Vetting që riciklon Edi Ramën, por ka një mundësi, ka një incinerator për të që quhet ligji i SPAK-ut. Një përfaqësues i lartë ndërkombëtar thoshte para pak ditësh se Edi Rama është shumë i shqetësuar, se ligji i SPAK-ut nuk po shkonte në drejtimin që pretendonte ai. Që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të jetë ajo që ishte përpara. Ajo që unë e garantoj Edi Ramën është që ai duhet të shqetësohet shumë për këtë ligj që po ua them, po përfundon ashtu siç ai nuk e deshi. Shumë shpejt ligji i Vettingut do të vijë këtu, i plotësuar ashtu siç nuk e deshi, sepse për fat OPDAT ja hoqi kthetrat nga ligji i Vettingut” shprehet Bylykbashi.
Kryesore
Continue to the categoryParadoksi i Ramës në takimet me diasporën
Gjatë 11 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria ka përjetuar eksodin masiv më të madh të popullsisë, duke regjistruar...