Presidentja e Zvicrës-Ramës: Prani e fortë e drogës në Shqipëri

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, kudo që shkon në botë Ediskobarit në vend të luleve i venë kanabis!
Gazetari zvicerian me pyetjen e tij i hedh Ramës kanabisin në fytyrë! Presidentja e Zvicrës, Leuthard deklaron se: “Unë mund të them se kemi biseduar në lidhje me praninë e fortë që ka trafiku i drogës në Shqipëri”.
“Të dashur miq, mediat njoftojnë se në konferencën për shtyp me presidenten e Konfederatës Helvetike, Doris Leuthard, Ediskobari u pyet nga gazetari i të përditshmes “Le Temps” mbi çështjen e Dritan Zaganit, ish-shefit të Antitrafikut të Policisë së Fierit që ka fituar azil politik në Zvicër”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
Gazetari tha se, “vizita e Ramës në Zvicër vjen në momentin kur ky vend ka dhënë për herë të parë një azil politik, pasi një ish-oficer policie denoncoi marrëveshjet e trafikantëve me zyrtarët dhe tashmë akuzon kryeministrin. A ishte dhe kjo çështje pjesë e diskutimeve?”, pyeti gazetari i “Le Temps”, citon lapsi.al.
Ramës nuk i ka pëlqyer kjo pyetje dhe i ka kthyer një përgjigje tallëse dhe ironike. “Gazetarët qenkan njëlloj, si në Zvicër edhe në Shqipëri. Kjo është fantastike”, tha Rama që sërish u mor me gazetarin dhe jo me pyetjen.
Në këtë moment ka ndërhyrë Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Doris Leuthard. “Unë mund të them se kemi biseduar në lidhje me praninë e fortë që ka trafiku i drogës në Shqipëri”!

Artikulli paraprakHidhet në erë me tritol një makinë në Pogradec
Artikulli tjetërFaqja e pare