Ramës nuk i dalin votat, deputetja e tij voton 5 herë

Në seancën e sotme plenare po votohet mbi ndryshimet Kushtetuese, por mesa duket Ramës nuk i dalin votat, ndaj një deputete votoi 5 herë. Ndryshimet Kushtetuese duhet të marrin 94 vota që të miratohen.

Por  Halit Valteri tha gjatë seancës se, një deputete ka votuar 5 herë dhe për këtë arsye tërhoqi vëmendjen.

Valteri theksoi se vota është individuale dhe duhet të merren masa menjëherë.

“Një deputete ka votuar 5 fletë votimi. Ju lutem merrni masa sepse vota është individuale”, tha Valteri.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se, vërejtja e deputetit Valteri është e drejtë, ndërsa shtoi se deputetja emri i së cilës nuk është bërë i ditur është shprehur se ka votuar vetëm njëherë dhe se, ka përcjellë në kutitë e votimit fletët e votimit të deputetëve të tjerë.

Gjithashtu Ruçi bëri me dije se kjo situatë mbetet për t’u verifikuar.

Ruçi: Vërejtja është e drejtë, deputetja ka thënë se ka votuar vetëm një herë dhe ka përcjellë në kutitë e votimit fletët e deputetëve të tjerë dhe mbetet për tu verifikuar.

Exit mobile version