Ramos gol dhe rekord

Real Madrid nuk ka gabuar në ndeshjen e prapambetur ndaj Legananes, duke fituar me rezultatin 3-1. Sergio Ramos përveçse ka shënuar golin e tretë ka marrë edhe kartonin e verdhë të 163-të në La Liga, një rekord ky. Ishte një tjetër ndeshje ku të besuarit e Zinedine Zidane nuk arritën të mbanin rrjetën e tyre të paprekur, gjithsesi u treguan të saktë përballë portës kundërshtare, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme. Të gjithë të pranishmit e Estadio Municipal de Butarque filluan të festonin kur vendasit shënuan golin e avantazhit që në minutën e 6’ me Bustinza. Por dy gola brenda pjesës së parë të Lucas Vasquez dhe Casemiro përmbysën gjithçka. Sidomos goli i dytë i miqve ishte një aksion model mes Benzema, Isco dhe Casemiro, me të fundit që shënoi golin. Pas pushimit ndeshja mbeti e hapur dhe mundësi shënimi kishte nga të dyja anët, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit kur Sergio Ramos shënoi golin e tretë me penallti. Real merr tre pikë jetësore, duke u ngjitur në vendin e tretë në renditjen e La Liga-s në ndeshjen që luajti pa yllin e ekipit Cristiano Ronaldo.

Exit mobile version