Raporteri për Shqipërinë: Nëse Rama kalon ligjin për mediat, negociatat janë në rrezik serioz

Raporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian, David Lega deklaroi sot një ditë para se Kuvendi të votojë dekretet e Presidentit për ligjet e medias duke thënë se nëse qeveria Rama do ta kalojë, rrezikohet seriozisht hapja e negociatave.

Duke theksuar se grupi i PPE beson fort në hapjen e negociatave, paralajmëron nga ana tjetër se Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standart bazik e minimal për një vend kandidat.

“Po përsëris qendrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundëshme të negociatave me BE.

Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standart bazik e minimal për një vend kandidat.

Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale atehere ajo po vë në rrezik serioz shansin për celjen e negociatave të anetarsise në BE.

Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës”, thuhet në reagimin e Raporterit për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian.

Exit mobile version