Raporti: 928 persona në vit vdesin nga ndotja e ajrit

Në Shqipëri, cilësia e ajrit vlerësohet në nivelin mesatar të ndotjes. Në 1 m3 ajër, numri i grimcave është 16, sipas raportit të fundit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit
Vetëm në Shqipëri, si pasojë e ndotjes së ajrit, numri total i vdekjeve ishte 928, ku 451 prej tyre për shkak të sëmundjeve të zemrës, 340 nga hemorragjia cerebrale, 121 prej kancerit të mushkërive, 5 nga sëmundjet akute respiratore dhe 11 nga sëmundje kronike pulmonare.  Në Shqipëri, cilësia e ajrit vlerësohet në nivelin mesatar të ndotjes. Në 1 m3 ajër, numri i grimcave është 16, sipas raportit të fundit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
OBSH ka publikuar raportin mbi ndotjen botërore të ambientit. Të dhënat janë përpunuar në muajt shtator-nëntor 2015. Baza e të dhënave përfshin përqendrimet mesatare vjetore të grimcave, PM10 ose PM25 (particulate matter), bazuar në matjet e përditshme. Kjo databazë tregon cilësinë e ajrit dhe përqendrimin e grimcave për 3000 banorë, kryesisht në qytete. Matjet janë kryer në 103 vende dhe deri më sot është baza e të dhënave më e plotë.
Në rajonin e Ballkanit ndotjen më të madhe e kanë qytetet kryesore të Maqedonisë, Shkupi dhe Tetova, të cilët në 1 m3 ajër përmbajnë përkatësisht 40 dhe 81 grimca, me cilësinë e ajrit më të keqe. Ndotja e ajrit shkakton çdo vit 3 milionë vdekje në botë. Vetëm në Shqipëri, si pasojë e ndotjes së ajrit, numri total i vdekjeve ishte 928, ku 451 prej tyre për shkak të sëmundjeve të zemrës, 340 prej hemorragjisë cerebrale, 121 prej kancerit të mushkërive, 5 prej sëmundjeve akute respiratore dhe 11 prej sëmundjeve kronike pulmonare.
Numrin më të lartë të viktimave të shkaktuar nga ndotja e ajrit e mban Italia, Bullgaria dhe Bosnje-Hercegovina. Numër më të ulët, vetëm 130 viktima, e ka Mali i Zi. Rreth 90% e njerëzve në të gjithë botën thithin ajër që nuk përputhet me standardet e WHO për cilësinë e ajrit. Studimet epidemiologjike kanë rezultuar se ekspozim më të madh ndaj ndotjes së ajrit e kanë vendet me të ardhura të ulëta, ku ndotja e ajrit arrin nivele të papranueshme, sidomos në rajonet e Afrikës dhe Azisë.

Cilësia e shëndetit

Shqipëria zuri vendin e 53-të në mesin e 188 vendeve të botës për progresin e bërë në 33 tregues që kanë të bëjnë me cilësinë e shëndetit. Renditja është bërë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm që masin ecurinë e treguesve të shëndetit deri në vitin 2030.
Vendi ynë bashkë me Malin e Zi kanë marrë renditjen më të mirë në rajon, duke lënë pas Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë. Në një vlerësim nga 0-100, Shqipëria ka marrë vlerësim të ulët, duke u futur në zonën e kuqe për numrin e lartë të aksidenteve rrugore, ndotjen e ajrit, plehrat dhe obezitetin.
Ndërsa vlerësim të lartë me nga 90-100 pikë janë marrë, si një vend që nuk ka pasur vdekje nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore, që nuk ka pasur jetë të humbura nga lufta dhe ka zhdukur malarien. OKB analizon se në të gjithë globin nga viti 2000, progres i theksuar ka ndodhur për tregues të tillë si, planifikimi familjar, ulja e vdekshmërisë foshnjore, si dhe tregues të tjerë për shëndetin universal.
Por nuk kanë ndodhur përmirësimet për tregues të tillë si, HIV dhe tuberkulozi, Hepatiti B dhe mbipesha te fëmijët është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme. Analiza e OKB-së e vë theksin në rëndësinë që kanë të ardhurat, edukimi dhe lindshmëria si lokomotivat për përmirësimin e shëndetit.
Matja e gjendjes aktuale të treguesve shëndetësorë dhe progresit drejt përmbushjes së objektivave të 30-vjeçarit do të jetë një detyrë e madhe që kërkon veprime kolektive nëpër një varg organizatash kombëtare dhe ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare, thekson OKB. Institucionet ndërkombëtare theksojnë se ka vështirësi në matjen e saktë të indikatorëve, pasi në treguesit e zhvillimit interferon politika që, në shumë raste, i shtrembëron të dhënat.

Exit mobile version