Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar dje pas përditësimit të të dhënave të CIA mbi Shqipërinë, ku e konsideronte vendin tonë si burim i prodhimit dhe tranzit i trafikut të lëndëve narkotike, trafikut të armëve, pastrimit të parave si dhe zgjerim të pushtetit të rrjeteve kriminale shqiptare në Europë. Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, Berisha e cilëson raportin e CIA-s si futjen e Ramës dhe qeverisë së tij në “rrethin e kuq”. “Lajmi i dhënë dje nga të gjitha mediat, sipas të cilit SHBA, Agjensia Qendrore e Zbulimit (CIA) konsiderojnë Shqipërinë vend kryesor të prodhimit dhe trafikut të drogave në Europë dhe ndër më kryesoret në botë, përbën një zhvillim dramatik për Noriegën dhe narkoshtetin e tij në Shqipëri. Prodhimin dhe trafikun e drogës, SHBA e konsiderojnë gjithnjë faktor madhor të shkatërrimit të shtetit ligjor, destabilizimit të vendit dhe një burim të rrezikshëm financiar për financimin e terrorizmit. Vetëm pak javë më parë, një raport i organeve të zbatimit të ligjit i Mbretërisë së Holandës denoncon rritjen me 700% të krimit shqiptar në këtë vend tre vitet e fundit. Noriega i Europës, javën që kaloi me gjuhën e Mannuelit, pra Noriegës së Panamasë, i deklaroi Komisionerit Hann, i cili i kishte ngritur shqetësimin e madh të BE për krimin dhe drogën e Shqipërisë, se ai refuzonte këto akuza të BE. A do t’i thotë Noriega edhe qeverisë amerikane se refuzon akuzat e CIA për Shqipërinë si vend kryesor i prodhimit dhe trafikimit të drogës këtë nuk e di, por një gjë është e sigurtë, se rrethi i kuq po ngushtohet gjithnjë e më shumë për të!” shprehet Berisha në reagimin e tij.
Kryesore
Continue to the categoryRajmond Dervishi denoncon: Në një qendër votimi në Marikaj të Vorës...
Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Rajmond Dervishi, denoncon se në një nga qendrat e votimit në bashkinë Vorë, ka më shumë vota sesa...