Komisioni hetimor është mbledhur për raportin që do i çohet Kuvendit për të kërkuar shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.
Në raportin që lexon deputeti Alket Hyseni thuhet se Presidenti ndër të tjera ka ndërhyrë në procesin zgjedhor.
“Nuk ka respektuar të drejtën për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Ka shfaqur zgjedhje diskriminuese dhe ka denigruar subjektin garues, PS-në.
“Presidentit i mungon kompetenca për të përfaqësuar Shqipërinë në marrëdhënien me jashtë.”
“Presidenti nuk mund të caktojë aleancat apo partneritetin strategjik nuk mund të kërkojë apo shpallë aleanca të ndryshme nga ato të parlamentit dhe nuk mund ti kontestojë.”
Kryetari i Komisionit Hetimor Alket Hyseni duke prezantuar raportin përfundimtar, tha se kreu i shtetit shkeli parimin themelor atë të të qenurit mbi palët.
Ai shtoi se sjellja e presidenti duhet të jetë në unitet dhe ekuilbrues në jetën politikë të vendit dhe kjo jo vetëm në respektimin e Kushtetutës por dhe të perceptohet nga populli si i tillë. Hyseni shprehet se Meta u aktivizua gjë muajit elektoral dhe bëri fushatë kundër partisë në pushtet.
‘I eshte drejtuar kryebashkiakut, si kryepalaco’, tha Hyseni, duke e quajtur shkelje kete deklarate.
“Presidenti nuk duhet të bëjë pjesë në asnjë parti politike, presidenti duhet të jetë uniteti por edhe duhet të shihet dhe perceptohet nga i gjithë populli si neutral. Sjellja e Presidentit duhet të përcaktohet si rol ekuilibrues në jetën politikë të vendit dhe nuk përfshihet në lojën e përditshme politike.
Kryetari i shtetit nuk duhet të mbështesë forca të caktuar apo t’i kundërvihet forcave të ndryshme politike. Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij. Edhe ODIHR shkruan se Meta mban një marrëdhënie kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij komfrontuese edhe të nxehta. Në kapacitetin e tij ai bëri fushatë kundër partisë në pushtet”, tha Hyseni.
Më tej ai shtoi, se Meta krijoi një kanal komunikimi ku i ftonte qytetarët të denonconin për situata të ndryshme gjatë fushatës.
“Presidenti ka marrë përsipër të mbledhë denoncime dhe në vend që qytetarët të ndjekin rrugët siç parashikon ligji është ai që i merr përsipër. Kodi Penal i përcakton cilat janë mjetet ligjore për të denoncuar. Kur presidenti përcjell informacion që u vijnë nga qytetarët që nuk përbën ndonjë shkelje, krijon dyshime se publiku nuk ka besim te organet publike. Si mundet qytetarët të kenë besim atëherë tek organet publike, kur organi i shtetit nuk ka këtë besim,” tha Hyseni.