Raporti: Gjykata Europiane dha në 2023, 45 vendime të lidhura me Shqipërinë

Avokatura e Shtetit raportoi se në vitin 2023 ishin të paktën 47 çështje për të cilat Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dha vendim sa i takon pretendimeve që palët kishin kundër shtetit shqiptar.

Sipas raportit 2023, këto pretendime kanë rezultuar me një dhënie shpërblimi 279 mijë euro, një shumë dukshëm më e ulët se totali i synuar.

Për periudhën janar-dhjetor 2023, Gjykata Europiane për të Drejtat ka dalë me 47 çështje vendime për 75 kërkesa. Në këto çështje kërkuesit gjatë gjykimit kanë kërkuar shpërblimin e së drejtës financiare prej 2 miliardë lekësh, ndërsa Gjykata ka pranuar në total një shpërblim të drejte në vlerën 29 milionë lekë apo 279 mijë euro” – thuhet në raport.

Referuar vendimeve rezulton se në 18 vendime janë pranuar kërkesat dhe janë konstatuar shkelje nga ana e gjykatës.

Në 16 vendime kërkesat janë shpallur të papranueshme ndërsa në 1 vendim kërkesat janë shpallur të pranueshme, duke vendosur se nuk ka shkelje. Në 7 vendime është vendosur nxjerrja e çështjeve jashtë listës së gjykimeve duke pranuar deklaratat e zgjidhjes me pajtim të nënshkruar nga palët.

Në pesë vendime është vendosur nxjerrja e çështjeve nga lista e gjykimit duke qenë se kërkuesit nuk kanë shprehur interes për ndjekjen e çështjes.

Dokumenti vlerëson se gjatë vitit 2023 janë trajtuar çështje përsa i përket a)mbrojtjes dhe përfaqësimit në GJEDNj b) hartimit dhe dërgimit të informacionit për ekzekutimin e vendimeve të Departamentit të Ekzekutimeve të Vendimeve në GJEDNj dhe Komitetit të Ministrave të Ki-E-së.

“Në përfaqësimin pranë gjykatës për këtë vit janë trajtuar gjithsej 29 çështje të cilat kanë pasur në fokus të tyre kryesisht procesin e rregullt ligjor (neni 6 Konventës” si dhe të drejtën e pronës (neni 1 Protokolli 1).

Avokatura raporton se ka zhvendosur qasjen gjatë vitit 2023 në gjetjen e zgjidhjes me pajtim të çështjeve që kanë të bëjnë me tejzgjatjen e proceseve gjyqësore./N.Maho

Artikulli paraprakStudim: Rreth 2000 fëmijë vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit
Artikulli tjetërNë kulmin e prodhimit vendas, importet e frutave dhe zarzavateve u rritën me 18% në maj