Përveç oligarkëve dhe pazareve politike, duket se Rama me Berishën edhe mediet dhe analistët i kanë bashkë.
Edi Rama është akuzuar shpesh nga Berisha se mbështet PD e Lulzim Bashës Enkelejd Alibeajn, nga dhënia e vulës, tek mbështetja e kandidatëve të këtij të fundit.
Madje edhe se iu jep hapësirë mediatike.
Por si është e vërteta?
Nga një raport i AMA për 17 ditët e fushatës, pra deri më tani, “Foltorja” e Berishës ka mbytyr në televizione jo vetëm Alibeajn, por dhe vetë Edi Ramën.
Ata janë shumë herë më prezent në media, të cilat kanë transmetuar aktivitet e “Foltores”, tre herë më shumë se aktivitetet e Alibeajt.
Dhe mos i beso po deshe ata që thonë, se edhe mediet Berisha me Ramën i kanë bashkë.