Raporti i Bankës Botërore: Biznesi shqiptar paguan 37% të fitimit taksa, më e larta në Rajon

Në raportin e fundit të Bankës Botërore” Të bësh biznes” për vitin 2017 konstattohet se bizneset shqiptare paguajnë taksa sa 37% e fitimeve të tyre, përqindja më e lartë në rajon.
Nivelin më të ulët e ka Maqedonia, barrën më të ulët të taksave për bizneset, vetëm 13.3% të fitimeve.
Po ashtu, konstatohet se bizneset shqiptare paguajnë më shumë taksa e kontribute në raport me fitimet sesa mesatarja e Azisë dhe Europës Qendrore.
Shqipëria dhe Serbia kanë gjithashtu kontributet më të larta të sigurimeve shoqërore të paguara nga punëmarrësi, me përkatësisht 15 dhe 17.9%. Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi, analizon Monitor, nuk e rëndojnë punëmarrësin me kontribute, por ato paguhen tërësisht nga punëdhënësi dhe kjo është një nga arsyet pse bizneset e tyre rezultojnë që paguajnë pak taksa e kontribute në raport me fitimet.
TVSH, që është në fakt një taksë që nuk paguhet nga bizneset, por mblidhet përmes tyre nga konsumatorët, është sërish më e larta në Shqipëri dhe Serbi, me 20%. TVSH-ja më e ulët është në Bosnjë, me 17%.

auto tabela 11541068883

Artikulli paraprakTahiri sulmon Ambasadën Amerikane: S’duhet të guxonin të flisnin, flasin qesim
Artikulli tjetërKatër ndryshimet e Solarit, nga Vinicius te pozicioni i Asensios