Raporti i DASH, reagon Leskaj: Sekti Rama po shkel të drejtat themelore të njeriut

Nga Bujar LESKAJ

DASH: Politika dhe korrupsioni pengojnë median e lirë!

Departamenti i Shtetit Amerikan (DASH) ka publikuar dje raportin e gjetjeve të vitit të kaluar në lidhje me të drejtat e njeriut në Shqipëri (www.state.gov/reports 2020-country-reports-on-human-rights-practices/albania/). DASH thekson se presioni politik dhe korrupsioni e penguan gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efikase (fq. 6 e Raportit, “Përmbledhja Ekzekutive”). Politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese, cenoi pavarësinë e institucioneve.

Raporti i DASH cilëson me forcë se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale tentuan të ndërhynin nëpër media në mënyra të papërshtatshme. Ai thekson se ka pasur preson politik dhe ekonomik mbi mediet duke përfshirë dhunën dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

“Pronarët e bizneseve i përdornin lirisht mediat e tyre për të fituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre me partitë politike. Shumica e pronarëve të stacioneve televizive private përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar në veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera. Kishte raporte të besueshme të përfaqësuesve të lartë të medias që përdornin organet e medias për të shantazhuar bizneset duke kërcënuar mbulimin mediatik të pafavorshëm, herë faktik dhe herë spekulativ. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se praktikuan autocensurën.”(Raporti, fq. 17, (http://www.state.gov/…/2020-country-reports-on…/albania/).

Sipas DASH, korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë, ndërsa shpesh pati përfshirje në praktika korruptive pa ndëshkime. Ja pra, dhe prognoza e errët që sjell Departamenti Amerikan i Shtetit, në lidhje me respektimin e të drejtave themelore të njeriut nga sekti qeverisës Rama.

Shqipëria po miraton buxhetin e shtetit 2022 dhe sërisht, si në të 8 vitet e qeverisjes më të papërgjegjshme që kemi njohur, ky buxhet nuk ofron asnjë politikë shtetërore që nxit prodhimin vendas, që mundëson uljen e kostove të prodhimit dhe rritjen e pagave të punës, që krijon shanse për ekonomi të shkallës.

Si mund të flasim për hapjen e ekonomisë sonë, kur ajo nuk është aspak konkurruese? Vetë Progres Raporti i Komisionit Evropian cilëson se “Konkurrueshmëria e Shqipërisë pengohet nga mungesa e njohurive sipërmarrëse dhe teknologjike, nivele të konsiderueshme të informalitetit, nevoja të paplotësuara për investime në kapital njerëzor dhe fizik dhe shpenzime të ulëta për kërkim dhe zhvillim.”(Progres Raporti 2021, faqja 7, paragrafi i tretë. file:/Users/user/Downloads/Albania-Report-2021.pdf ).

Qeveria e sektit vijon të shfrytëzojë pasuritë natyrore dhe taksat, në shërbim tërësor të elitës politike të korruptuar të vendit, në bashkëpunim me lobe biznesi e oligarkë vendas, duke mos i sjellë asnjë dobi përshpejtimit të zhvillimit të vendit, ndërsa rrit borxhin publik në kufijtë e kolapsit të financave publike dhe përsëritjes së skenarit dhe krizës greke të borxhit publik.

frre media

Exit mobile version